Edhe pse ishte njoftuar dhe më herët , Presidenti i Republikës vetëm këtë të martë ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të hedhë shortin për emërimin e 9 anëtarëve të këshilli të emërimeve në drejtësi.
Kjo strukturë e re e cila krijohet në kuadër të reformës, do ketë në dorë fatet e shumë prej njerëzve të sistemit. Por kriteret kualifikuese që duhet ët përmbushin 9 anëtarët e saj për të mbajtur atë post , do të specifikohen në ligjin për qeverisjen e gjyqësorit, i cili ende nuk është miratuar në komisionin reformës.
Pa këtë ligj kreu i shtetit ka bërë të qartë se nuk do të hedhë shortin për emërimin e tyre, siç ia parashikon kushtetuta e re deri në 16 gusht. Afat i cili skadoi pikërisht këtë të martë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit thotë:
?Në mungesë të ligjeve që përcakton kriteret e tjera të kualifikimit të kandidatëve për t?u zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo edhe të ligjit të organizmit dhe funksionimit të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e anëtarëve të përzgjedhur me short, ky short do të ishte joefektiv dhe nuk do t?i shërbente aspak qëllimit për të cilin u bënë edhe ndryshimet kushtetuese.?
Duke sqaruar me terma juridikë motivet dhe nenet kushtetuese ku bazohet, kreu i shtetit sqaron ndodhet në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetuese ia rezervon vetëm ligjit rregullimin e kritereve përzgjedhëse.