Report TV - Mat, një tjetër automjet hidhet në Liqenin e Shkopetit

2017-02-21 0

Një tjetër automjet është hedhur në ujërat e Liqenit të Shkopetit, në aksin rrugor Milot-Burrel.

Një person ka njoftuar Policinë e Burrelit se mbrëmjen e djeshme ka parë një automjet teksa përfundonte në ujërat e këtij liqeni.

Policia dyshon se hedhja e automjetit ka qenë e qëllimshme, pasi ai mund të jetë përdorur në ndonjë krim, ndërsa ka nisur nga puna për kërkimin e automjetit dhe nxjerrjen e tij nga thellësia.

Pas disa orë kërkimesh, policia ka nxjerrë mjetin nga liqeni i cili është një ?Renault? me ngjyrë të zezë dhe pa targa. Makina është gjetur 100 metra larg vendit ku u nxorën edhe 3 automjetet e tjera.

Liqeni i Shkopetit është shndërruar në varrezë makinash, pasi dy muaj më parë policia gjeti në të 3 automjete të cilat ishin përfshirë në krime të ndryshme.

Kësisoj, numri i automjeteve të hedhura në Liqenin e Shkopetit shkon në katër.

Ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat që çojnë në hedhjen e këtyre automjeteve në ujërat e Liqenit të Shkopetit apo dhe lidhjen e këtyre automjeteve me ngjarje të mundshme kriminale në vend.

Free Traffic Exchange