Report TV - Meta: Në drekë isha me Meidanin Kokëdhima erdhi vetë, iku më pas

2017-02-21 1

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar drekën e një dite më parë me ish-presidentin e Republikës, Rexhep Meidani dhe ish deputetin e PS, Koço Kokëdhima.

Meta tha se kishte planifikuar drekën me Meidanin, ndërsa Kokëdhima ishte rastësisht në ambientet e hotel Grand, pasi siç kujtoi ai, ka dhe shtëpinë aty afër.

"Kam pasur një drekë të planifikuar me profesor Meidanin dje. Z.Kokëdhima ka qëlluar rastësisht aty, pasi ka dhe shtëpinë afër hotelit, ka qëndruar një pjesë të kohës me ne dhe më pas është larguar", u shpreh Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë takimit me z.Meidani është diskutuar për qeverinë teknike, nisur nga një propozim i hedhur nga vetë kreu i LSI-së disa javë më parë, Meta tha se ky nuk është një opsion për mazhorancën.

Për kreun e LSI-së koalicioni qeverisës vijon punën në përmbushje të detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë.

"Koalicioni ka programin e tij, detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. S'ka ndonjë arsye për t'i trazuar këto dy çështje të ndryshme. Koalicioni duhert të vazhdojë maksimalisht të përmbushë detyrimet e tij programore dhe qeverisëse, e morale ndaj qytetarëve shqiptarë, pasi ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë votuar, për të mos i zhgënjyer.

Z.Meidani Kryeministëri i qeverisë teknike?
Pyetje e pavend sepse nuk qëndron. Nëse ka të bëjë me propozimin tim, ishte me qëllimn për të bërë ccdo gjë për të miratuar reformën në drejtësi", tha Meta.

Free Traffic Exchange