Ora News - Meta “rrëzon” qeverinë teknike: Situata u tejkalua

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i jep përgjigje kërkesës së opozitës për krijimin e një qeverie teknike me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pasi doli nga disa takime private, z. Meta tha se qeveria teknike për të cilën ai kishte folur ishte sa i përket Reformës në Drejtësi ndërsa tani me arritjen e konsensusit, kjo situatë është e kapërcyer. Ai sqaroi se qeveria teknike për të cilën flet kryetari i PD, Lulzim Basha është diçka tjetër, ndërsa garanton shefin e opozitës se angazhimi i LSI-së do të jetë maksimal për të garantuar zgjedhje me standarte.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-deklarate-per-median/

Free Traffic Exchange