“Korrupsion me rrugën e Kombit” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e cila e ka bere te qarte se do ta anuloje koncesionin per mirëmbajtjen e Rrugës se Kombit ka bere publik nje element te ri, sipas saj korruptiv. Zedhenesja e PD Ina Zhupa ka deklaruar se qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, sipas te cilit firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria.?Ndërkohë, Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë. Taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurrenca dhe ligji. Qytetarët janë me të drejtë të revoltuar nga taksa Rama për Rrugën e Kombit.?Per opozitën ky tender është nje rast i pastër korruptiv i qeverise Rama.