Report TV - Lezhë, shpërthen bombola në burg, një i vdekur, 9 të lënduar

2017-02-21 1

Një zjarr i rënë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Shënkoll, pikërisht në sektorin e sigurisë së zakonshme, ka sjellë vdekjen e një personi 25-vjeç me origjinë nga Kruja i cili quhet Flamur Sulaj, ndërkohë që 9 persona janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të asfiksisë, mes tyre disa të dënuar.

Viktima Flamur Sula i dënuar me 10 vjet në shkallën e parë për tentative vrasje është gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Sipas Drejtorisë së Burgjeve shpërthimi ka ndodhur gjatë gatimit të 25-vjeçarit në ambientet e paraburgimit.

Megjithëse gardianët e brendshëm dhe ata të jashtëm kanë konstatuar praninë e flakëve, ndërkohë sipas burime nga brenda burgut ata nuk kanë njoftuar zjarrfikësit në kohë, gjë e cila solli vonesën e tyre me 40 minuta.

Zjarri i rënë në dy dhoma ku secila kishte nga 5 të paraburgosur, pas ardhjes së zjarrfikëseve është tentuar të shuhet nga dritarja, pasi administrata e burgut, nuk ka pranuar të hapë dyert në këtë sektor. Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga brenda burgut të Shënkollit, ku duken zjarrfikësit në tentativë për të shuar flakët.

Free Traffic Exchange