Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Roli i Komisionit të Venecias ka qenë kyç për reformën në drejtësi në Shqipëri, por megjithatë disa prej çështjeve të miratuara përfundimisht nga Parlamenti i Shqipërisë janë arritur falë konsensusit politik.
Kreu i Venecias, Gianni Buquicchio, deklaroi mbrëmë se disa nga zgjidhjet janë shumë ndryshe nga ato që ishin diskutuar më herët.
Buquicchio: Ne e kemi ndjekur nga afër procesin, si po formësohet, dhe kam kuptuar edhe kritikat e opozitës për projektet e mëparshme të Reformës. Shumë prej këtyre shqetësimeve janë dëgjuar dhe janë marrë parasysh në tekstin përfundimtar. Me ç?kam kuptuar, ky tekst përfundimtar, i cili u miratua më 21 korrik ishte rezultat i shumë kompromiseve politike. Disa nga zgjidhjet janë shumë ndryshe nga ato që ishin diskutuar më herët këtë vit.
Çështja kryesore ku palët kanë negociuar më së shumti është ajo e Vettingut, ose institucioni që do të ?filtrojë? gjyqtarët dhe prokurorët. Buquicchio thotë se ekspertët e huaj do të kenë rol kyç, teksa shton se ata nuk mund të marrin vendime pasi Shqipëria është një shtet sovran.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/venecia-ekspertet-e-huaj-rol-kyc-tek-vettingu-vendimet-nga-shqiptar/