Ora News – PD propozon dhe një shtyrje të seancës, Meta: Nuk humbasim 21 korrikun

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 10: 36 Konferenca e kryetarëve e mbledhur prej orës 09:30 minuta vijon aktualisht me dyer të mbyllura.
PD këmbëngul që drafti i rënë dakord sipas marrëveshjes të miratohet një herë në komisionin e reformës në drejtësi më pas të mblidhet seanca duke lënë të hapur dhe mundësinë për shtyerjen e saj.
Por kryetari i parlamentit Ilir Meta kundërshton dhe kërkon të marrë fund brenda këtyre orëve. Edhe PS këmbëngul që seanca të zhvillohet sot.
Ja debati qe u transmetua live më pas konferenca e kryetareve vijoi punimet me dyer të mbyllura. ?Do të bëjmë çdo përpjekje për konsensus në minutat dhe orët që vijnë? tha Meta.
Pjese nga debati
Edi Paloka: Gjeja më normale është që ne mbi atë letër të shkruar, apo marrëveshje të mblidhet komisioni. Nuk besoj se data 21 është patjetër dita historike, se nesër do të përmbyset bota dhe nuk kemi orë të tjera për të miratuar reformën. Nëse duam ta miratojmë të ulemi, të mblidhet komisioni, i ka të gjitha arsyet për tu mbledhur dhe të diskutojmë dhe të na sjellin draftin që duhet të votojmë në parlament
Ilir Meta: Nëse ka vullnet të sinqertë politik të të gjithë aktorëve vendas e ndërkombëtarë për konsensus kjo çështje zgjidhet për më pak se dy tre orë dhe ne nuk e humbasim 21 korrikun. Në këtë situatë që jemi nuk duhet të bëjmë një shfaqje të shëmtuar në kuvendin e Shqipërisë sepse është moment historik, shtetformimi për republikën e Shqipërisë. Kjo situatë kaq e paqartë, për asnjë arsye, për shkak të një mungese të qartë të koherencës dhe transparencës të të gjithë aktorëve vendas e ndërkombëtarë duhet të marrë fund brenda këtyre orëve dhe për këtë mënyrë si do ta zgjidhim mendoj të bisedojmë pa kamera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-propozon-dhe-nje-shtyrje-te-seances-paloka-neser-nuk-do-te-permbyset-bota/

Free Traffic Exchange