Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Drafti për drejtësinë është mbyllur dhe firmosur!

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaron se komisioni do të mblidhej në rast se do të kishte një çështje për të diskutuar.
Në një deklaratë, ai thotë se Partia Demokratike nuk është korrekte në qëndrimet e veta, ndërsa pranon se është miratuar një draft gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit ku nuk ishin të pranishëm përfaqësues të opozitës. Xhafaj tha se mbledhja e nesërme e seancës mund të zhvillohet normalisht për shkak se drafti përfundimtar është firmosur prej tij.
Xhafaj: Ju kërkoj ndjesë se jeni detyruar të qëndronit deri në këtë orë të vonë për shkak të çudirave që prodhon politika shqiptare, të marrësive të njëpasnjëshme dhe të gënjeshtrave të radhës që nxjerr në çdo moment për t?i bërë bisht përgjegjësive që ka ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj partnerëve të vendit. Kjo që bëri sot dhe teatrit që po zhvillon Partia Demokratike dhe më vjen keq për kolegët që janë pjesë e komisionit, është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qëndrimet e veta, dhe me qytetarët e këtij vendi dhe me partnerët. Ju më pyetët a ka mbledhje komisioni? Dihet! Unë nuk ka ndonjë mbledhje komisioni që nuk e thërret kryetari. A mund ta thërrisja, po kam që nga mëngjesi që unë pres të bëj një mbledhje komisioni. Për çfarë do ta bëj? Për të shqyrtuar një çështje të caktuar.
Mbledhja e seancës së Kuvendit-Xhafaj: Së pari, Kuvendi mund të mblidhet normalisht nesër. Ka një draft kushtetues, ka një projekt kushtetues, për të cilën është përgatitur e gjithë procedura e nevojshme parlamentare. Relatorët dhe unë kemi firmosur raportin që do t?i paraqitet seancës plenare për projektin kushtetues. A është ky i duhuri? Po themi ne! Po thonë SHBA! Po thotë BE. Ka dikush që nuk thotë dot po. Nga kjo pikëpamje projekti është gati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-drafti-per-drejtesine-eshte-mbyllur-dhe-firmosur/

Free Traffic Exchange