Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për herë të parë Forcat e Armatosura Detare do të bëhen pjesë e misionit të NATO-s për të monitoruar detin Egje. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte në Vlorë pas kthimit të anijes Butrinti, e cila kreu për disa ditë operacion stërvitor ushtarak në det të hapur.
Për herë të parë Shqiperia do të bëhet pjesë e misioneve të NATO-s edhe përmes detit.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, vlerësoi se me kthimin e anijes Butrinti nga operacioni stërvitor ?Adrion Livex 2016?, Forcat e Armatosura përmbushin një tjetër mision të tyre, angazhimin në shpëtimin e dhjetëra jetëve që tentojnë të emigrojnë duke përdorur detin si rrugëkalimi.
Kodheli: Shqipëria nuk është pjesë vetëm e misioneve dhe stërvitjeve në NATO vetëm në tokë, do ta bëjë dhe në det me qëllim që ne të mund të sigurojmë kufinjtë tanë detarë dhe sigurisht të mund të asistojmë të gjithë ata që kanë nevojë për asistencë në det.Ne e kemi provuar qoftë dhe në historinë tonë se sa herë kemi bërë refugjatin dhe këtë e kemi bërë duke kaluar detin, kemi pasur problemet tona, kemi pasur dhe tragjeditë tona. Ndaj, ne nuk duam që kjo të ndodhë me të gjithë ata njerëz që largohen nga vendet që kanë konflikte të armatosura apo me problem të ndryshme.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/mision-ne-detin-egje-per-here-te-pare-forcat-detare-monitorim-per-emigrantet/