Report TV - Korça shkëlqen nga karnavalet, zgjerohet parada e koncepti artistik

2017-02-21 0

Sezoni turistik veror në qytetin e Korcës nisi këtë fundjavë me një nga ngjarjet më interesante, me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.

Perfomancat e të rinjve, maskat shumëgjyrëshe, pikturat, skulpturat butaforike e teatrale, pankartat satirike e veprat e artit kanë zgjeruar, jo vetëm trajektoren e paradës së këtij festivali, por edhe konceptin e një dialogu të hapur me publikun.

Kjo paradë fantastike ka nisur nga Lëndina e Lotëve dhe ka përfunduar në Pazarin e Korcës.

Free Traffic Exchange