Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj tha në studion e ?Tonight Ilva Tare? se po negociojnë me opozitën për reformën në drejtësi.
Xhafaj: Kam këtu draftin e 24 shtatorit kur e kemi çuar për herë të parë në Komisionin e Venecias në shtatorin e vitit 2015.
Tare: Nuk ishte opozita pjesë e diskutimit
Xhafaj: Fare. Jua jap juve ta lexoni këtu dhe nëse ma gjeni, e keni këtu dhe njësinë e posaçme hetimore dhe prokurorinë e posaçme dhe gjykatën e posaçme. Përkundrazi absolutisht nuk ka ndryshuar. Çfarë ngatërrojnë?! Këta ngatërrojnë kekun me byrekun. këta ngatërrojnë një ligj që ishte për policinë e shtetit që u zhvillua në kushtet krejt të tjera dhe nuk kishte lidhej fare me reformën. Kurse që në 24.9 pa qenë fare opozita pa u përfshirë fare ne kemi qenë të qartë sesi do të duhej të ndërtoheshin këto institucione antikorrupsion.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-fatmir-xhafaj-po-negociojme-me-opoziten-per-23/