Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti, Bujar Nishani, ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me reformat në rrugen drejt integrimit të vendit në BE.
Deklarata u bë nga Sofia, në konferencën e përbashkët për shtyp të Trojkës së SEECP-së, Shqipëri, Bullgari e Kroaci, në përmbyllje të Samitit.
Nishani: Shqipëria e ka bërë të qartë tashmë gjithashtu, se objektivi më strategjik për Shqipërinë, sot, është integrimi në BE, ndaj së cilës ne nuk kemi dhe as shohim asnjë alternative tjetër. Ne jemi thellësisht të përqendruar të përparojmë më tej në këtë rrugëtim duke zbatuar reforma të thella të brendshme, me qëllim hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/samiti-i-seecp-nishani-integrimi-ne-be-objektivi-me-strategjik-per-shqiperine/