Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas dorëzimit të ?viktimës? së parë të dekriminalizimit Lulzim Basha mbrojti sërish kauzën e tij dhe shigjetoi Kryeministrin Rama si mbrojtës të krimit dhe poshtërues të emigrantëve duke i krahasuar me Roshin
Basha: Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama. Edi Rama ka poshtëruar dje, qindra e mijëra, pse jo, miliona shqiptarë emigrantë, vëllezër dhe motra tona, duke u thënë të gjithëve se jeni të gjithë ju si Elvisi dhe Elvisi është si ju. Unë nuk e besoj këtë.
Unë nuk besoj se qindra, mijëra djem të rinj shqiptarë që janë sot në emigracion, apo që kanë nisur emigracionin në vitet 90 apo sot janë burra me familje, janë si Elvis Roshi. Unë nuk besoj se qindra dhe mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë në përdhunime në grup, apo trafik droge.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/basha-u-t...