http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimin për tre koncesionet e ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ditët e fundit, organi i akuzës ka arritur të sigurojë të gjitha dosjet e koncesioneve me vlerë 300 milionë euro, ndërsa këtë javë pritet të merret në pyetje ish-zv/ministrja e shëndetësisë, Milva Ikonomi, e cila tani mban postin e ministres së Ekonomisë. Ajo do të deponojë përpara prokurorit Endri Bimi, si person që ka dijeni, pasi në një nga koncesionet, ka qenë kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Rreth 1 muaj më parë u pyet edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili dha sqarime për më shumë se dy orë në zyrën e prokurorit të çështjes. Ndërkohë, hetimet kanë hyrë në një fazë të dytë. Grupi task-forcë po shqyrton të gjitha procedurat që u ndoqën nga Ministria e Shëndetësisë për përzgjedhjen e kompanive fituese për Check-Up-in, me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet e vendit, me vlerë 100 milionë euro si edhe koncesionin e shërbimit të hemodializës, prej 86 milionë eurosh. - See more at: http://vizionplus.al/prokuroria-pritet-deshmia-e-ekonomit/#sthash.JsH4Y5Rc.dpuf