Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mjedisit, një nga personat me peshë në LSI mori pjesë në Konventën Zgjedhore të LRI në Durrës. Koka vlerësoi rëndësinë e madhe të të rinjve dhe kontributin e tyre edhe për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Partisë Socialiste, aleate e LSI, Vangjush Dako.
LRI në Durrës ka mbajtur Konventën Zgjedhore, duke nxjerrë në pah rëndësinë e të rinjve për këtë forcë politike.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vlerësoi këtë grupmoshë për kontributin e dhënë në fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, aleate e LSI, në krye të bashkisë së Durrësit.
Lefter Koka: Dhamë një kontribut shumë të madh, bëmë që kandidati i koalicionit të jetë sot përfaqësuesi i Bashkisë së Durrësit. Unë besoj që nëse marrim përgjigje të kundërt me atë çfarë kemi bërë në aleancën parazgjedhore, kur ndryshojnë emocionet dhe motivet, unë besoj që këtu humbet serioziteti.Por ne do të vazhdojmë të mbetemi të njëjtë, të respektojmë aleancat.
Koka kërkoi që të mos humbet kohë, por të nisë puna në rang qarku për t?u përgatitur për zgjedhjet e 2017-ës.
Lefter Koka: Një pjesë e mirë e juaja do të jeni pjesë e këtij kontributi pëtr të bërë Shqipërinë një vend europian. Të kontribuosh për qytetin dhe vendin, unë besoj që janë vlera. Të mos ndryshosh sjelljen kur je në pushtet unë besoj se është një nga ato vlera të cilat mbart LSI, por sigurisht edhe ju.
Sakaq, në Konventën e LRI në Durrës u thirrën për të votuar 400 anëtarë që do të zgjedhin kryetarin e ri të LRI-së mes dy kandidatëve Sabina Dalipi dhe Ardi Shtylla.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/lefter-kokate-rinjte-e-lri-se-ndihmuan-ne-fitoren-e-dakos-ne-durres/