Report TV - 1 qershori festë për të gjithë fëmijët pa dallim aftësish dhe sindromash

2017-02-21 1

Sot është Dita Ndërkombëtare e fëmijëvë. Dhe sigurisht që të gjithë fëmijët sot duhet të festojnë dhë të jenë të lumtur. Ata meritojnë të jenë të tillë çdo ditë të vitit, por sot atyre iu kushtohet një rëndësi e veçantë.

Në këtë ditë sigurisht qe festimeve do i gëzoheshin edhe fëmijët më sindromën down. Ata ishin mjaftë aktiv dhe të gëzuar në aktivitetin e organizuar enkas për ta nga fondacioni Down Syndrome Albania.

Si nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve i prekur nga kjo sindormë, Emanuela Zaimi, është themeluese e Down Syndrome Albania. Ajo i bën apel të gjithë donatorëve por dhe strukturave shtetërore për ndihmë, pasi të gjitha shërbimet që ofrohen në këtë fondacion janë falas për këta fëmijë.

''Në fondacion trajtohen 31 fëmijë. Kozeta 3-vjeçare është njëra prej tyre dhe po feston 1 qershorin së bashku me shokët. Mamasë së saj iu mbajt e fshehur për 5 ditë nga lindja sindorma e së bijës.

Apeli i saj për prindërit që përballen me të njejtat vështirësi është se asnjë sakrificë nuk tejkalon gëzimin e ekzistencës së një fëmije''- u shpreh Emanuela Zaimi.

Ndërsa mamaja e Kozetës shprehet se 1 qeshori është festa për të gjithë fëmijët në mbarë globin, pa dallim aftësish apo sindromash.

Free Traffic Exchange