Rama - Basha takohen në 6 qershor? - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha mund të zhvillohet fillimjavën e ardhshme. Burimet bënë me dije se ka pasur një propozim nga ana e kabinetit të kryeministrit Rama drejtuar liderit të opozitës që dy politikanët e lartë të takohen të hënën më 6 qershor, në orën 17.00. Këtë radhë vendi i takimit nuk propozohet selia e Këshillit të Ministrave, por Pallati i Kongreseve. Pas kërkesës nga ana e qeverisë, ende nuk ka një përgjigje nga ana e opozitës nëse pranon ose jo takimin me Ramën javën e ardhshme. Pak ditë më parë, kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për tu takuar me kundërshtarin kryesor politik për të diskutuar mbi reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Në letrën që shefja e kabinetit të shefit të ekzekutivit i dërgoi homologes në selinë e PD, propozohej që në takim Rama do të ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino. Pak pas kësaj letre selia e PD-së konfirmoi vullnetin për një takim të këtij niveli. Por takimi u shty për shkak të axhendës së paracaktuar të Lulzim Bashës. Takimi i pritshëm Rama - Basha pritet t?i japë një shtysë të re reformës në drejtësi, për të cilën opozita kërkon dialog politik, pasi ka paraqitur dhe një draft të ri amendamentesh kushtetuese. - See more at: http://vizionplus.al/rama-basha-takohen-ne-6-qershor/#sthash.apxB49cJ.dpuf

Free Traffic Exchange