Report TV - Trualli i Karaburunit, pranga noteres e avokatit, në kërkim biznesmeni

2017-02-21 1

Një notere dhe një avokat kanë rënë në prangat e policisë, pasi gjatë ditës së djeshme u sekuestrua një sipërfaqe prej 220 hektar tokë të cilat janë përfituar në mënyrë abuzive, përmes falsifikimit të dokumentacionit. Ndërkohë ëhtë shpallur në kërkim edhe një biznesmen.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, bëhet e ditur se në pranga kanë rënë Belona Seraj, notere dhe Enkes Hysendhima me profesion avokat dhe është shpallur në kërkim Pëllumb Petriti, kryetar i Partisë Republikane. Arrestimi i tyre është bërë pasi ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet me të cilat u përfitua toka e sekuestruar.

INFORMACION, PROKURORIA VLORE
Në vijim të hetimit të Prokurorisë së Vlorës, ku u sekuestrua 220 ha truall në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun, mbrëmjen e së martës janë arrestuar edhe një notere dhe një avokat, të dyshuar për ?fallsifikimin e dokumentave? dhe ?shpërdorimin e detyrës?.
Prokuroria e Vlorës urdhëroi kontrollin e zyrës noteriale dhe avokatore, proces i cili u krye në bashkëpunim me Policinë Vendore. Në vijim të kontrollit, në zyrën e noteres Belona Seraj dhe avokatit Enkes Hysendhima, u gjetën një numër i lartë dokumentesh të fallsifikuara.
Në bazë të këtyre rezultateve, është ndërhyrë me arrestimin në flagrancë të këtyre personave nga ana e Policisë. Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin për rastin, ku dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Free Traffic Exchange