Report TV - Rikandidimi i Rroshit, Basha: Rama riposhtëron shqiptarët

2017-02-21 8

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat e ka konsideruar deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi se do të rikandidojë pasi të zgjidhë çështjen ligjore, si një poshtërim të dytë që Edi Rama iu ka bërë qytetarëve shqiptarë.

Basha ka shtuar se poshtërimi i parë i Edi Ramës ëhstë krahasimi i qindra e mijëra shqiptarëve që janë në emigracion, të cilët i krahasoi me përdhunuesin dhe trafikantin e tij Elvis Rroshi.

?Është poshtërimi i dytë që Rama i bën shqiptarëve. Tutori i Rroshit është Rama, ai ka poshtëruar miliona emigranteve duke iu thënë se të gjithë jeni si Elvisi. Unë s?besoj se qindra e mijëra shqiptarë kanë lidhje me rastin e Elisi Rroshin. Nuk besoj se ata janë përdhunues e trafikues. Ky është poshtërimi i dytë që Rama i bën shqiptarëve. Ky prononcim e nxjerr zbuluar si arkitektin e sistemit të inkriminuar në vend? tha Basha.

Ai shtoi se largimi i kryebashkiakut të Kavajës Rroshi është frut i ligjit të dekriminalizimit, frut i hidhur për Ramën, por i ëmbël për shqiptarët.

?Largimi i Roshit është frut i dekriminalizimit, i hidhur për ta, por i ëmbël për shqiptarët. Gentian Daja mobilizoi një grup qytetarësh për miting ky është presion e terror psikologjik ndaj qytetarëve të Kavajës. Kavajasit e dinë që kanë qenë nën thundrën kriminale. Dita e çlirimit të Kavajas nga krimi po afron? tha ai.

Këto deklarata kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha i ka bërë pas marrëveshjes së arritur mes partisë LDE për përfshirje në koalicionin opozitar, ku Basha tha se, janë të ftuar të gjithë ata që e konsiderojnë veten opozitar me këtë qeveri.

?Koalicioni ynë zgjerohet me një forcë të re politike. Ardian Galdini është pjesë e koalicionit tonë. Kam vendosur që 35% të rinj në zgjedhjet e ardhme politike, përmes primareve. Të majtë e të djathtë të bashkohen për pastrimin e Shqipërisë. Do ti japim shqiptarëve zgjedhje të lira. Modeli ynë kontrast i thellë me kundërshtarin. Koalicioni ynë vjen duke u zgjeruar. Ky është koalicion i madh vlerash. Është vendi ku bashkohen shqiptarët.
Përsëris ftesën për këdo që ndjehet në opozitë me të keqen? tha Basha.

Ndëkrohë, kreu i kësaj partie, Ardian Galdini tha se, ky koalicion do tëjetë për qytetarët. Por i pyetur nga mediat se përse ai ka ndryshuar mbiemrin, ai këtë fakt e ka lidhur me besimin e tij fetar.

?PD vendosi që të lërë Ramën një javë pushim, pasi pati një tërheqje muskuli në Kavajë. Ne jemi partia e qytetarëve të rregullt, parti e vlerave. Bashkëbiseduam me Bashën për këtë rrugë të re deri në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Mbiemrin e kam ndryshuar për shkak të besimit tim. I gatshëm që të jem përpara publikut ? tha ai.

Free Traffic Exchange