Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një moment që siguria rrugore është kthyer në një çështje mjaft të ndjeshme për shoqërinë për shkak të aksidenteve të ndodhura, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se edukimi i fëmijëve për zbatimin e rregullave të qarkullimit është një hap shumë i rëndësishëm për të ulur aksidentet në të ardhmen.
Duke folur në një aktivitet organizuar për sigurinë rrugore të moshave të vogla, Haxhinasto tha se në vitin 2014 është ndërmarrë një plan për sigurinë.
Haxhinasto: Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij plani është edukimi i brezave të rinj. për të rritur sigurinë e transportit të fëmijëve, veçanërisht me autobuzët e posaçëm për nxënësit. Do të jemi shumë rigoroz që të gjitha rregullat, të gjitha kërkesat e këtij trasporti, të respektohen nga shkollat dhe operatorët e ndryshëm të transportit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/haxhinasto-edukimi-thelb-per-te-rritur-sigurine-ne-rruge/