Report TV - Zvicra heton Taçin dhe truprojën ja letërporosia për Shqipërinë

2017-02-21 2

Ndjekja penale dhe hetimi i autoriteteve zvicerane ndaj ish manjati të naftës Rezar Taçi tashmë është zyrtare nga pala zvicerane dhe për këtë hetim është njoftuar dhe shteti shqiptar.

Në këtë hetim të zviceranëve nuk është vetëm Rezar Taçi por dhe truproja i tij, Irgen Selfo, i njohur si një njeri i afërt me biznesmenin dhe si një ndër personat në emër të të cilit regjistroheshin një numër i konsiderueshëm i bizneseve të Taçit.

Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës ku i hapet rrugë dhënies së informacioneve të palës zvicerane e cila shprehet se ka nisur procedimin penal për Rezar Taçin e Irgen Selfon siç dhe shihni në këtë faksimile.

Autoriteti i cili me vendim gjykate do të këmbejë informacion me palët zvicerane është Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Tiranës.

Siç shihni në këtë faksimile zyrtarisht shkëmbimit të informacioneve për Taçin dhe Slefon, gjyqtari Lazër Sallaku i ka hapur rrugë më 10 Maj, një javë më parë. Aktualisht Taçi është në gjykim në Shqipëri për akuzën e mos pagimit të taksave dhe përllogaritet se ai i ka një borxh prej 14 milion dollar administratës tatimore, akuzë për të cilën nëpërmjet avokatit mbrojtës ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe zgjidhje të procesit në gjendjen që ndodhen aktet hetimore.

Një ditë më parë policia njoftoi se bllokoi në 16 llogaritë bankare të Rezar Taçit 1.3 milion dollar, por brenda pak ditësh kjo është sekuestro e dytë mbi paratë e Taçit pas asaj të vendosur 1 javë më parë prej 600 mijë euro në llogarinë e djalit të ish manjatit të naftës.

Free Traffic Exchange