Report TV - Ristani: Pajisja e përgjimit, krim shtetëror, Rama të japë llogari

2017-02-21 0

Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama, mbi pajisjen e përgjimit në Policinë e Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani e quajti ekzistencën e pajisjes së përgjimit, si një krim shtetëror, përgjegjësia e së cilës bie mbi Ramën.

?Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është drejtpërdrejt përgjegjësi e Edi Ramës. Ai hesht prej ditësh për këtë ngjarje, duke i vënë vulën sundimit mafioz në vend dhe veprimit të qeverisë si bandë kriminale, mbi ligjin dhe Kushtetutën. Edi Rama është i thirrur të japë llogari e të mbajë përgjegjësi publikisht për krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Edi Rama është nën akuzë për këtë krim shtetëror, dhe sa më shumë hesht, aq më shumë e rëndon pozicionin e tij në këtë shkelje brutale të ligjit, të kushtetutës dhe të çdo norme demokratike,? tha Ristani.

Ai u shpreh se vetë Tahiri e ka pranuar që kjo pajisje ekziston, madje është e paregjistruar.

?Pajisja e përgjimit gjendet prej disa kohësh në duart e Saimir Tahirit dhe përgjimi është kryer. Saimir Tahiri ka arritur një nivel edhe më të lartë kriminal, duke kryer përgjim të paligjshëm të Presidentit, opozitës, krerëve të institucioneve, mediave dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë. Vetë Tahiri e pranoi mbrëmë se pajisja ekziston, ndërkohë që ishte shprehur më parë se pajisja nuk ekziston. Tahiri pranoi po ashtu se pajisja është e paligjshme, pasi nuk është e regjistruar. Tre herë u pyet në top story, nëse është regjistruar pajisja kur ka hyrë në Shqipëri, dhe në të tre rastet, ai u shmang, iu fsheh këtij fakti, duke sulmuar opozitën. Ky është një moment kritik për vendin,? deklaroi Ristani.

Free Traffic Exchange