Deklarata e Manjanit - Prokuroria ka nisur hetimin për pajisjen e përgjimit

2017-02-21 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me pajisjen e përgjimit të policisë së shtetit.
E konfirmoi ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një prononcim për median ku kërkoi durim për të nxjerrë deri në fund të vërtetën.
Manjani: ?Për këtë çështje ka hetim nga prokuroria e shetit. Të ballafaqohemi me të vërtetat
Pyetje: Besoni se keni qenë në përgjim?
Manjani: Ka hetim të çelur për këtë punë. Kini durim të shkojmë në fund. Të gjitha të tjerat nuk ndihmojnë hetimi. Nëse ka të vërteta, por edhe nëse jo duhen sqaruar. Nga hetimi s?duhet të ketë frikë askush . Ka përfunduar koha kur qeveria nuk ekzekutonte vendimet e prokurorisë. Vendimet e prokurorisë janë urdhra për qeverinë
Debati për përgjimet ka dominuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.
Partia Demokratike përmes deputetit të saj Flamur Noka e cilësoi çështjen si një skandal të madh.
Ndërkohë dje ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një listë me emrat e 375 personave që janë përgjuar sipas tij prej 6 muajsh nga pajisja e paligjshme e vendosur në Policinë e Shtetit.
Dy ditë më pare dy oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë sekuestrimin e saj, por përgjigja zyrtare ardhur nga drejtuesit është se një pajisje e tillë administrohet nga Interforcë dhe shërben vetëm për trajnim. Kjo ka bërë që organi i akuzës të nisë shkresë zyrtare Interforcës për të sekuestruar pajisjen në fjalë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-ka-nisur-hetimin-per-pergjimet/