Kërkimet për gjetjen e Klemend Balilit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse është cilësuar si ?koka? e rrjetit ndërkombëtar të narko trafikut, Shqipëri-Greqi-Belgjikë, përsëri Klemend Balili ka mundur t?i shpëtojë organeve ligjazbatuese. Prej dy ditësh forcat uniformat blu janë vene ne kërkim te tij. Të kontaktuar nga Vizion Plus, drejtues të lartë të policisë së shtetit pohojnë faktin se, Balili mund të jetë larguar nga territori i Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, pasi në sistemin TIMS, emri i tij nuk figuron i regjistruar në pikat e kalimit kufitar. Pavarësisht këtyre dyshimeve nuk përjashtohet as pista qe 45-vjeçari mund të jetë fshehur edhe brenda vendit. Ndërkohe nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka ende një urdhër ndalimi te ardhur nga Greqia për Kelmend Balin, edhe pse, emri i tij është lakuar shumë në mediat e shtetit fqinj si ?Eskobari? i Ballkanit. Fatin e Balilit nuk e kanë patur dy vëllezërit e tjerë me origjinë nga Saranda, Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të cilët u arrestuan në Belgjikë, nga agjentët e EUROPOL. Ndalimi i dy vëllezërve në Bruksel e ka çuar 6 numrin e persona me origjinë shqiptare te përfshire ne rrjetin ndërkombëtar, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim mes tyre edhe ish-drejtori i transportit te Sarandës. Deri tani janë arrestuar 17 shtetas, si pjesë e organizatës kriminale, që kishte shtrirë aktivitetin e saj thuajse në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku merreshin me trafikun e lëndëve narkotike kryesisht me drogërat e forta si kokainë e heroinë, por edhe kanabis që eksportohej nga Shqipëria.