Report TV - U aksidentua në 2011, fëmijës së paralizuar sot s'i japin dëmshpërblim

2017-02-21 0

Në vitin 2011 familjes Dibra një aksident i dëmtoi rëndë djalin e vogël Leonardin. Vetëm 7 vjeç në atë kohë Leonardi nga përplasja me një makinë ka pësuar dëmtime në këmbën e djathtë dhe sot nuk ecën dot normalisht, ndërsa dorën e djathtë nuk mund ta hap dot. Ky aksident e ka lënë me pasoja familjen Dibra, e cila sot përballet më vështirësi ekonomike.

Por, në vitin 2013 Gjykata vendosi që Byroja Shqiptare e Sigurimit të shpërblejë familjen Dibra me rreth 5.2 milionë lekë. Pavarisht se ka një vendim gjykate, prej 3 vjetësh Byroja e Sigurimit ka refuzuar të paguajë për aksidentin.

Nazmie Dibra e cila pësoi aksident bashkë me djalin tregon momentin e përplasjes me makinë.

Free Traffic Exchange