Banka Botërore dhe qeveria suedeze japin 4 mln dollarë për shtimin e pyjeve- Ora News

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

4 mln dollarë do të ofrojë Banka Botërore dhe qeveria suedeze për shtimin e pyejeve në vendin tonë.Për Ministrin Lefter Koka ky grant është jetë në mbështetje të moratoriumit të pyjeve ku sipas tij nuk është qëllimi i Ministrisë së Mjedisit ndëshkimi i qytetarëve, por ndërgjegjësimi mos të prekin asnjë pemë duhet të vijë nga vetë ata.
Banka Botërore ka ofruar një grant prej 4 mln dollarësh për shtimin e sipërfaqeve pyjore në Shqipëri. Përfitues direkt të grantit janë 260 Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, si dhe 200 individë pronarë pyjesh, përdorues tradicionalë dhe fermerë. Ministri i Mjedisit Lefter Koka theksoi se granti vjen në mbështetje të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve.
Lefter Koka: ?Besoj ky projekt është në momentin e duhur dhe në kohën e duhur. Kërkon sigurisht një impementim sa më transparent dhe sa më serioz. Ndjehemi po ashtu shumë mirë kur çdo ditë në mëngjes kur dalim themi 5 mijë metra kub dru më pak sot shpëtuan pa u prerë në territorin shqiptar.Rastet e ndodhura janë ndëshkuar. Kjo nuk ka qënë dhe nuk është qëllimi ynë për të ndëshkuar qytetarë apo kompani të cilat dëmtojnë pyjet?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banka-boterore-dhe-qeveria-suedeze-japin-4-mln-dollare-per-shtimin-e-pyjeve/