Video-skandali i Xhelilit, PS: Skenar politik, Spahiu i LSI: Kryeministri të kërkojë falje- Ora News

2017-02-21 1

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste, e cilësoi një skenar politik, videon e ish-kreut të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, që i kërkoi favore seksuale një 20-vjeçareje për një vend pune. PS, zgjodhi deputetin e qarkut të Dibrës, Ulsi Manja për të mbajtur qëndrimin zyrtar.
Manja: Si deputet i Qarkut të Dibrës, e ndej për detyrë t?u kërkoj ndjesë qytetarëve të Dibrës. Rastin e kryebashkiakut e kanë marrë në dorë organet e drejtësisë dhe i ftoj që të zbardhin përgjegjësitë dhe të vërtetën si për kryebashkiakun,por edhe për këto që është bërë pjesë e këtij skenari të turpshëm politik.
Duke u nisur nga ky rast për të fituar kapital politik dhe për të lidhur moralin e qeverisë sonë me këtë rast, e them me keqardhje se janë ca mjeranë politikë.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i cili edhe më herët publikisht kishte shprehur rezerva për punën e kreut të Xhelilit në krye të bashkisë së Peshkopisë, I këkroi edhe kryeministrit Edi Rama, të kërkonte ndjese për përzgjedhjen që bëri për bashkinë e këtij qyteti.
Spahiu: Ajo që dua të theksoj është se fakti që është shkarkuar sot nga qeveria duhet të shoqërohet edhe me një kërkesë falje të personave që e kanë propozuar një kandidaturë të tillë. Kryeministri, deputeti i zonës dhe të gjithë ata që e mbështetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/video-ska...