Reforma në Drejtës - Bylykbashi: Çështjet politike të pazgjidhura, Majko: Nesër diskutojmë Gjykatat

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komsioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka mbyllur diskutimet për kapitullin e dytë që lidhet me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët e majtë dhe të djathtë kanë dakortësuar çështjet teknike, ndërsa kanë tejakaluar diskutimin politik për formulën e zgjedhjeve të anëtarëve në parlament duke e shtyrë për në fund.
Bylykbashi: ?Janë çështje në lidhje me votimin me shumicë të cilësuar. Kemi çështjen e emërimeve në drejtësi që ka lidhje me arkitekturën dhe me grupin e Institucionit që e përbëjnë , pastaj çështjet e tjera kanë karakteristika të rëndësishme për këtë kapitull por që gjendet zgjidhja?.
Anëtari i majtë i Komisionit Parlamentar Pandeli Majko, theksin e vuri tek rëndësia që ka miratimi i kësaj reforme në një kohë të shpejt, ndërsa tha se paketa kushtetuese mund të miratohet me paketën ligjore.
Majko: ?Reforma kërkon një shpejtësi të madhe sepse do të kalohet jo vetëm në ndryshimet kushtetuese po do të kalojë dhe paketa e ligjeve që do t?i përgjigjen kësaj reforme kushtetuese. Të gjitha do të kalojnë së bashku?.
Nesër komisioni do të marrë në shqyrtim kapitullin për gjykatat pjesë e së cilit është dhe neni 25, që u interepretua si shpëtim për ish-Ministrat e Partisë Demokratike. Ashtu si vetë përfaqësuesit demorkatë edhe deputeti socialist Pandeli Majko, tha se ky nen do të ndryshohet.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bylykbash...