Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike, sipas drejtuesve të Shërbimeve Sociale Vendore në Shkodër, ka larguar dhjetëra familje që e kishin përfituar me pa të drejtë. Ndërkohë Bashkia e re e Shkodrës, së shpejti do t?i nënështrohet dhe një auditi, ku do përfshihen edhe dosjet e të gjitha njësive vendore.
Dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asaj të paaftësisë në Shkodër i ka mundësuar bashkisë që të pastrojë listat nga familjet që përfitojnë padrejtësisht.
Shkëlzen Mustafaraj: ?Na rezultuan 230 familje të cilat thonë që trajtoheshin me ndihmë ekonomike paralelisht ishin edhe përfitues pensioni.Filtrimi me Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe me Drejtoritë e Bizneseve etj. Edhe në këtë filtrim ne na ka dalë një numër prej 400 familjesh?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndihma-ekonomike-dixhitalizimi-i-skemes-ka-larguar-shume-familje/