Familjarët e Bledar Terpollarit, i cili u gjet i vrarë një javë më parë në Greqi, i bëjnë apel shtetit që tu kthejë trupin e djalit.
Me lotë në sy ata kërkojë që ti bëjnë djalit nderimet e fundit.
Në mes të skamjes, prindërit e Bledar Terpollarit dhe vëllai i tij invalid, presin të afërmit për ngushëllim, por ende nuk kanë parë trupin e djalit të tyre.
Kujtim Terpollari, babai i Bledarit, e ka të pamundur të flasë, por mes lotëve ai kërkon që ti kthehet trupi i djalit.
Nëna e Bledar Terpollarit, shprehet për Report TV se djali iku në emigracion për shkakto varfërisë dhe ai pononte si çoban.
Ajo shprehet se po bën dy vitet pa e parë djalin ndërsa kontaktet e fundit i kishte pasur vetëm një javë më parë.
Banesa e Bledar Terpollarit ndodhet në fshatin Back të Potomit në Skrapar.
Veç largësisë nga qëndra e banuar, kjo familje përballet çdo ditë me varfërinë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën.