http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koço Kokëdhima është i pari zyrtar socialist i cili ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrejtin social Facebook, Kokëdhima shkruan se kurrë nuk e ka njohur Klemend Balilin. Në dijeninë e tij, Klemend Balili është emëruar në postin që mbante deri tani nga LSI.?Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i Punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor I KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI.?Ish-deputeti i Vlorës thekson se nga fisi Bablili njeh vetëm Rigels Balilin, person që u kandidua nga aleatët e LSI për Bashkinë e Delvinës.?Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës.Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj. Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, kordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015.?Kokëdhima saktëson se përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste, porse kanë qenë mbështetës të shpallur të Partisë Demokratike.- See more at: http://vizionplus.al/kokedhima-nuk-e-njoh-balilin/#sthash.9MDP6C2l.dpuf