Report TV - Qeveria reformë për mjekët, Rama: Shpërblimi sipas volumit të punës

2017-02-21 3

Të gjithë mjekët do të shpërblehen në bazë të volumit të punës dhe nuk do të ketë më rruga fikse.

Qeveria ka gati një reformë edhe për mjekët, në mënyrë që ata të shpërblehen në bazë të orëve të punës që bëjnë në spital.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar reformën në mënyrë që mjekët të vlerësohen në bazë të punës.

?Ndërkohë, ne duhet të kalojmë tek shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të fusim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë. Kjo është hapësira tjetër që duhet të krijojë reforma?, u shpreh Rama.

Gjatë hapjes së Qendrës së re të Konsultave Ambulatore në QSUT Rama theksoi se mjekët mund të qëndrojnë në spital edhe pas orarit të punës kundrejt disa tarifave.

?Në qoftë se mjekët nuk e kanë pronë të tyre spitalin, në kuptimin e interesit të drejtpërdrejtë, jo privat të pronës private, nuk funksionon. Duke u njohur mjekëve të drejtën të shfrytëzojnë kapacitet spitalore për të punuar edhe për vete pas orarit të shërbimit publik. Kjo mbron investimet, mjetet, njerëzit? ? u shpreh kryeministri.