Report TV - Vlorë,humb jetën elektriçisti, u dhunua me të birin nga dy persona

2017-02-21 4

Një konflikt i çastit mes dy personave, babë e bir dhe një elektricisti dhe djalit të tij, ka qenë tragjik për jetën e 60-vjeçarit.

Policia e Vlorës bën të ditur se, konflikti ka ndodhur në fshatin Gjormë të Vlorës ku janë konfliktuar për motive të dobëta ku Dhimitër Hoxha, 50 vjeç, bashkë me djalin e tij, Kristaq Hoxha, 20 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me H.G. 60-vjeç me profesion elektriçist dhe djalin e këtij të fundit: T.G. 28 vjeç, ku për pasojë elektriçisti për shkak të dëmtimeve të rënda, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia ka sqaruar se konflikti ka qenë i çastit dhe nuk ka lidhje me detyrën e elektricistit me iniciale H.G.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar 2 persona, shkaktarë për nisjen e konfliktit, Dhimitër dhe Kristaq Hoxha.

Free Traffic Exchange