Rama: Fund radhëve në QSUT - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrin fund sorollatjet e pacienteve nëpër QSUT. Duke filluar nga kjo e premte të gjithë ata qytetarët që do t?i drejtohen Qendrës Spitalore ?Nene Tereza? për një konsultë me mjekun specialist për sëmundjet e brendshme dhe kirurgjikale do vendosin vetë ditën dhe orën e takimit me mjekun. Kjo sipas kryeministrit, do të jetë e mundur falë hapjes së Qendrës së re të Konsultave Ambulatore pranë QSUT-së. ?Kjo Qendër e konsultave i jep një impakt të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të brendshëm të spitalit. Në qoftë se mjekët nuk e kanë pronë të tyre spitalin, në kuptimin e interesit të drejtpërdrejtë, jo privat të pronës private, nuk funksionon. Duke u njohur mjekëve të drejtën të shfrytëzojnë kapacitet spitalore për të punuar edhe për vete pas orarit të shërbimit publik. Kjo mbron investimet, mjetet, njerëzit.?Rama theksoi se ka ardhur koha që reforma ne shëndetësi të vazhdojë me tej edhe me mjekun.?Ndërkohë, ne duhet të kalojmë tek shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të fusim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë. Kjo është hapësira tjetër që duhet të krijojë reforma.?Qendra e Konsultave është modeli i parë në QSUT-së në ofrimin dhe marrjen e shërbimeve mjekësore me një ndalesë. Ky është një investim me vlere 110 milionë lekë dhe është pajisur me aparatura për ekzaminime bazë si dhe me një sistem kompjuterik për administrimin sa më të mirë të proceseve.