Bankat, ngërç me kolateralet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Bankave kërkon miratimin sa më parë të ligjit për falimentin, pasi vetëm kështu mund të ulet stoku i kredive të këqija. Për tremujorin e parë të këtij viti, niveli i huave me probleme është rritur sërish duke shkuar në 19.3%, pavarësisht masave që Banka Qendrore ka marrë për pastrimin e tyre nga bilanci. Në një intervistë për Vizion Plus, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, thotë se në shumë raste bankat kanë marrë edhe kërcënime nga kreditorët që nuk paguajnë dot këstet, ndërsa asete me vlerë të madhe, siç është rasti i ARMO-s nuk gjejnë dot blerës. Bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë te marrja e overdrafteve, në një kohë që kredia për ekonominë është në rënie. Overdrafti përbën 40% të portofolit të huas, në një kohë që bankat kanë shtrënguar kushtet për miratimin e kredive. - See more at: http://vizionplus.al/bankat-ngerc-me-kolateralet/#sthash.ODmiv4Uf.dpuf