Report TV - Presidenti Nishani nderon Kadarenë me dekoratën e flamurit kombëtar

2017-02-21 0

Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me dekoratën e Flamurit Kombëtar në Konferencën Ndërkombëtare me titull
"Shekulli i Kadaresë, ku po marrin pjesë dhjetëra përkthyes nga e gjithë Europa.

Studiuesja Floresha Dada ka çelur konferencën duke theksuar se ?Shekulli i Kadaresë? është një metaforë e merituar, dhe ne si studiues këmbëngulim në këtë vlerësim, edhe pse Kadare vete na tha se është metaforë e ekzagjeruar?, tha ajo.

Presidenti Nishani gjatë ceremonisë së ndarjes së dekoratës së lartë tha se vepra e Ismail Kadaresë nuk i përket vetëm kombit shqiptar, është vlerë botërore, duke theksuar se për Ismail Kadarenë, megjithatë, ky është një vlerësim i vonuar.

Gjatë konferencës studiuesit kanë folur për rolin që zë vepra e tij në Shqipëri dhe në botë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti tha ndër të tjera se Kadare është më i vlerësuari dhe më i interpretuari nga studiuesit e huaj. Ndërkohë akademik Ali Aliu tha se krijimtaria e tij është monumentale.

"Krijimtaria e Kadaresë përfshin mbi 40 vepra të përkthyera e të vlerësuara në botë. Vepra e Kadaresë është një dritë e ndezur e historisë së kombit të vet", tha kritiku i njohur i letërsisë Aliu.

Ndërsa studiueisi arbëresh Françesko Altimari u shpreh se vepra e Ismail Kadaresë është një dhuratë që ia fali popullsisë arbëreshe në kohën e izolomit nga diktatura.

Për veprën e Kadaresë ka folur edhe një nga përkthyesit më të njohur të tij, Eric Faye i cili theksoi se ?Ardhja e përkthyesve dhe studiuesve të huaj në Shqipëri, është dëshmi e një vlere reale të përbotshme të veprës së ismail Kadaresë. Në Francë ne kemi autorë të shquar, kemi edhe nobelistë, por nuk kemi një shkrimtar si Eric Faye? tha ai.