Report TV - Videoskandali, Videoskandali, Ulsi Manja: Qeveria veproi, ndjesë - Manjani:E turpshme

2017-02-21 0

Politika shqiptare dhe jo vetëm e ka konsideruar të dënueshëm vidoskandalin e Shukri Xhelilit tashmë ish kryebashkiak i Dibrës.Ka qënë deputeti socialist Ulsi Manja i cili i ka kërkuar falje të gjithë socialistëve për veprimet e Xhelilit duke theksuar se qeveria ka marrë një vendim të menjëhershëm me shkarkimin e tij.

"Ndihem i trishtuar dhe i keqardhur nga rasti, në radhë të parë për familjen e kryebashkiakut për fëmijët, miqtë e tij por edhe për socialistët dhe mbështetësit anë që na besuan votën.

Pavarësisht nga rasti, edhe pse në këtë vend ka ngjarje më të rënda për të kërkuar ndjesë, unë si deputet i Dibrës e ndjej për detyrë t?u kërkoj ndjesë qytetarëve të dibrës, mbështetësve dhe njëkohësisht ju injkurajoj se projektet tona për Dibrën do të vazhdojnë pa ndërprerje sepse morali i qeverisë nuk mund të përgjithësoehet nga ky rast sepse përgjegjësite janë individuale.

Rastin e kryebashkiakut e kanë marrë në dorë organet e drejtësisë dhe i ftoj të zbardhin përgjegjësitë dhe të vërtetën, si për krybashkiakun, por edhe për këdo që është bërë pjesë e këtij skenari të turpshëm politik.

Edhe njëherë dua të shtoj se kushdo që kërkon të bëjë përgjegjësime duke u nisur nga ky rast për të fituar kapital politik dhe për të lidhur moralin e qeverisë me këtë rast e them me keqardhje se janë ca mjeranë politikë dhe shpirtvegjël, pasi moral ii qeverisë u tregua sot me shkarkimin që Këshilli i Ministrave i bëri kryetarit të bashiksë Dibër dhe rasti është në duart e drejtësisë."

Ora 11:00 Manjani: Ka nisur hetimi, rasti i turpshëm
Më herët edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar si të turpshëm.
Ai ka shtuar se, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin e duhur, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet.

?Flet video vetë, qeveria ka marrë vendimin e duhura. Prokuroria ka nisur procesin, historitë e tjera duhet ti gjykojë morali i shoqërisë. Skandalet meritojnë ndëshkim shembullor? ka thënë Manjani.