Report TV - Veliaj: Nishani presion Bashkisë me SHISH, KLSH dhe KLD

2017-02-21 0

Vazhdon tashmë një luftë e hapur mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentit Nishani. Mëngjesin e kësaj të premteje kryebashkiaku Veliaj në formën e pyetjeve ka akuzuar drejtëpërdrejtë presidentin Nishani se po bën presion me SHISH, KLD, Prokurorinë e KLSH për të bllokuar punët e që kërkon të bëjë Bashkia e Tiranës.

"Sot po përsërite e njëjta histori si disa vite më para, po bllokohet çdo projekt, po bllokohet cdo punë e mirë për ta nxjerrë Tiranën në dritë. A i ka thirrur Bujar Nishani gjyqtarët kyç për t'ju kërkuar të imponohen kundër Bashkisë në çështjet që ata kanë në dorë? A i ka thirrur Bujar Nishani prokurorët kryesorë për t'ju kërkuar të hapin çfarëdolloj çështje vetëm që të pengohen punët publike A ka porositur SHISH Bujar Nishani që të mobilizohet kundër Bashkisë me të gjitha mënyrat për të njollosur punët në qytetin e Tiranës. A i ka kërkuar Nishani drejtuesve të KLSH që të ketë një prezencë permanente në Bashkinë e Tiranës edhe për punë e në kantjere që ende nuk janë hapur dhe s'kanë filluar akoma vetëm që mos të ecin punët?-tha Veliaj

Lidhur me këto pyetje Veliaj tha se ai zotëron informacion po pret përgjigjen dhe prononcimin e presidentit në mënyrë që të bëjë krahasimin.

"Kam informacion por dua që presidenti të prononcohet pasi unë kam informacion, por pres përgjigjen e presidentit kemi bllokuar disa projekte siç është unaza e Vogël."- tha Veliaj

Në një dalje për mediat kryebashkiaku Veliaj akuzoi presidentin dhe institucionin që ai drejton si se është bërë zyrë e shtupit të Partisë Demorkatike. Ai u shpreh gjithashtu se Nishani mendon për interesin personal dhe se kjo është një turp për të pikërisht në kohën që i takon të lërë postin