Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kreut të Shtetit, Bujar Nishani dhe paralajmërimit për padi penale ndaj kryebashkiakut Veliaj.
Sipas Bashkisë Presidenti vërtetoi edhe sot se është një kryelodër në duart e njërit prej biznesmenëve të familjes, duke humbur kështu legjitimitetin e të qenit përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar!
?Si mundet kreu i Sigurisë Kombëtare, që është kaq i vëmendshëm ndaj fjalëve sepse i prekërkan kostumin institucional, të cilin në fakt nuk e veshi dot kurrë, dhe të mos e çajë kokën fare të thotë një fjalë për raportin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili e thotë qartë se ky mal betoni që duan të ndërtojnë me ngulm Saliu, Luli, Bujari dhe soji e sorrollopi i tyre, kërcënon sigurinë e digës?!Kujt duan t?ia tregojnë këta baronë provincialë pavarësinë e gjykatave dhe se nuk u bëka protestë në duart e gjykatave nga Kryetari i Bashkisë apo qytetarët?!?
Bashkia thotë se nesër zoti. Veliaj do t?i drejtohet qytetarëve për shpalljen e hapur të aleancës mes Presidentit dhe korrupsionit në çështjen e malit të betonit, që gjykata kërkon ta legjitimojë duke shkelur ligjin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-per-nishanin-kryeloder-ne-duart-e-njerit-prej-biznesmeneve-te-familjes/