Nishani çon Veliaj në Prokurori: Drejtësia të provojë jam apo nuk jam hajdut- Ora News

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dha një konferencë shtypi jo fort të zakontë për dy çështje të rëndësishme, siç i cilësoi ai.
Kreu i Shtetit reagoi fillimisht për akuzat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke paraqitur në monitor deklaratat e kryebashkiakut gjatë një emisioni televiziv, i cili akuzon kreun e Shtetit për grabitjen e një prone në Elbasan si dhe për disa vendime të tij.
Për këtë çështje, Nishani tha se akuzat janë të rënda nga një autoritet lokal ndaj Presidentit të Republikës apo Kryetarit të Shtetit Shqiptar.
Për këtë arsye, ai theksoi se do ta çojë çështjen në Prokurori, e cila duhet të vërtetojë nëse Presidenti është hajdut apo kryebashkiaku shpifën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-c...