Dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor arrestohen për aksidentin tragjik në Kavajë- Ora News

2017-02-21 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë janë ndaluar sot. 12 maj 2016, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Arrestimi i tyre ka lidhje me aksidentin tragjik në Kavajë javën e kaluar ku humbën jetën dy fëmijë të mitur
Të ndaluarit me urdher te prokurorise se Kavajës janë Dritan Fejzo, drejtor juridik në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Bib Gjomakaj, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranë
Organi i akuzës ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë mendojnë se aksidenti nuk do të kishte këtë bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.
?Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Kavajës dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla, nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë. Nga praktika dokumentare rezulton se hapësira ndërmjet guardarelave është pranë një pike karburanti. Kjo e fundit, gjatë ndërtimit të rrugës në vitin 2011, ka aplikuar disa herë tek Autoriteti Rrugor për t?i krijuar hapësirë që mjetet të hynin e dilnin nga rruga kryesore në pikën e furnizimit të karburantit?, thekson Prokuroria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-zyrtare-te-autoritetit-rrugor-ndalohen-per-aksidentin-tragjik-ne-kavaje/