Hetimet per trafikun e droges - Shkarkohet nga detyra Klemend Balili

2017-02-21 2

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Klemend Balili është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Transportit të Sarandës. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Drejtësisë Manjani i cili edhe pse nuk dha detaje nëse ai është apo jo i ashtëquajtuari ?Eskobari shqiptar?, tha se asnjë gangster nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Për Balilin pati debate të ashpra edhe në sallën e parlamentit.
Klemend Balili, i cili përflitet se është kreu i një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës, është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë.
Lajmi u konfirmuar nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha se hetimi ndaj Balilit kishte nisur që nga muaji mars.
Ylli Manjani: ?Në dijeninë time personi që ju flisni është shkarkuar për ti dhënë mundësinë organeve të hetimit për ta marrë personin ta hetojnë si qytetar i lirë?.
Manjani pranoi se kishte dijeni për hetimin disa mujor të nisur ?në mos gaboj në mars? siç tha dhe për këtë kishte përcjellë të gjithë letërporositë e nevojshme
Pyetjes së gazetares se pozita akuzon Klemend Balilin për lidhje me LSI-në dhe favorizim politik, Manjani u përgjigj: LSI e ka të konfirmuar mosmbrojtjen politike ndaj askujt kryetar anëtar votues apo simpatizant të LSI-së. Ne nuk mendojmë se partitë politike duhet të konkurojnë me organet e ndjekjes penale që kanë mbështetjen time maksimale por dhe të LSI-së. Ne mendojmë se çdo kush e ka kokën në shpatullat e veta dhe nuk ka pse të ngatërrojmë detyrat apo cështjet personale me ato të menaxhimit ?
Më herët Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, konfirmoi se në operacionin për kapjen e kësaj bande është përfshirë policia shqiptare, ajo e vendeve të BE dhe agjencia e luftës kundër drogës DEA e SHBA-ve.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohe...