Policia ka arrestuar sot në flagrancë dy persona të cilët përmes kërcënimit do t?i merrnin një shumë prej 50 milionë lekësh një biznesmeni. Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Fallsifikim monedhash" dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri Vllaznia, ranë sot në prangat e policisë.
Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Zogu i Zi" në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë të ngjarjeve për veprën penale ?Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie? ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qira ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve. Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier)ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare të markave të ndryshme, 5 karta sim të kompanive të ndryshme.
Sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale të "shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.