Dekusarizimi, PD: “Ata që humbin mandatin e deputetit u ndalohet rikandidimi”- Ora News

2017-02-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një amendament kushtetues qe synon ndalimin e rikandidimit të personave që humbasin mandatin për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Kjo kërkesë vjen vetëm disa ditë pas heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima dhe duket se synon pengimin e rikthimit të tij në Kuvend. Për Gramoz Ruçin qëllimi i opozitës është të vonojë dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.
Opozita përmes kreu të grupit parlamentar Edi Paloka ka dorëzuar në Kuvend një amendament të pagëzuar ?Dekusarizim?, ku kërkohet ndryshim i Kushtetutës me synim moslejimin e rikandidimit të deputetëve që u hiqet mandati për shkak se gjenden në konlifkt interesi dhe kanë përfituar fonde publike gjatë kohës që kanë mbajtur mandatin e deputetit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pd-amendament-per-dekusarizimin-ata-qe-humbin-mandatin-e-deputetit-u-ndalohet-rikandidimi/