TAP “shpëton” ekonominë për 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet ne energji dhe nisja e punës për gazsjellësin TAP, duket se do te udhëheqin rritjen ekonomike per vitin 2016. Pas FMN edhe Banka Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim ne raportin e saj me te fundit, evidenton se rigjallërimi i investimeve kryesisht ne kete sektor, pritet qe te sjelle nje rritje ekonomike prej 3.3%. Kjo shifër duket se është me optimiste se parashikimet konservatore te Bankës se Shqipërisë, e cila korrigjoi shifrën ne ulje, nga 3.4 ne 3 %. Duke ju referuar raportit, thuhet se ekonomia shqiptare ka performuar ne mënyrë te qëndrueshme gjate vitit qe lame pas, duke përballuar me sukses edhe efektin e përmbytjeve. Me tej raporti e ve theksin tek aksioni i luftës kundër informalitetit. Në muajin shtator 2015, qeveria nisi një fushatë të profilit të lartë për të reduktuar infiormalitetin në ekonomi dhe disa rezultate janë të dukshme tashmë sa i përket rritjes së regjistrimit të bizneseve. Sfidat fiskale mbeten të rëndësishme, por programi i FMN-së mbetet ende për tu realizuar dhe marrëveshja në nivel stafi për rishikimin e shtatë është arritur në mars të 2016-ës. Rritja e PBB ka gjasa të rritet në 3.3 përqind në vitin 2016 duke mbështetur në një cikël të ri investimesh veçanërisht në sektorin e energjisë, përfshirë këtu nisjen e punimeve të mëdha për gazsjellësin TAP. Rritja ekonomike prej disa vitesh është nen potencialin e saj. Biznesi fajëson politikat e qeverise, qe sipas tyre me dy paketa fiskale te viteve 2014-2015, nuk kane stimuluar aktivitetin ekonomik, por përkundrazi e kane stepur atë. Nga ana tjetër, konsumi ka rene ndjeshëm, ndaj investimi i TAP-it duket e vetmja shprese për ekonominë gjate këtij viti. - See more at: http://vizionplus.al/tap-shpeton-ekonomine-per-2016/#sthash.iJ8yDAn7.dpuf

Free Traffic Exchange