Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përurohet rruga e re e Qesarakës që u shërben 10 mijë banorëve. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo rrugë do t?u vijë në ndihmë banorëve të kësaj zone për të lëvizur, por edhe do t?i japë vlerë më të madhe pronës së tyre.
Veliaj: E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë.
Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi.
Kryebashkiaku premtoi kthimin e zonës Kinostudio-dajt në një ndër qendrat e Tiranës policentriste, ndërsa viti I ardhshëm shkollor do të jetë I pari gjatë të cilit nuk so të ketë mësime me dy turne në shkollat e mesme.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-inauguron-rrugen-e-re-te-qesarakes-investimet-ne-shkolla-fund-mesimit-me-dy-turne/