Rruga që lidh Peshkopinë, Bulqizën, Klosin me Rrugën e Kombit është dëmtuar vetëm 3 vite pasi u rikonstruktua.
Investimi në këtë aks ishte 82 milionë lekë dhe inaugurimi i saj u bë nga ish-kryeministri Berisha gjatë fushatës së 2013-ës.
Për shkak dhe të rëndësisë së saj afro 4 vite më parë u parashikua një fond për rikonstruksionin e gjithë gjatësisë së kësaj rruge, e cila më pas u inaugurua gjatë fushatës së viti 2013.
Si dhe shumë rrugë të tjera të hapura nxitimthi për efekt fushate, edhe kjo rrugë brenda 3 vitesh ka vajtur sërish në gjendjen e mëparshme.
I gjithë investimi shkoi dëm pasi gropat në këtë aks janë edhe më të mëdhaja.
Asfalti i çare e i shkatërruar gjatë gjithë gjatësisë së rrugës tregon për një punë tepër të dobët.
Po ashtu shtresa e asfaltit është tepër e hollë dhe nuk i përgjigjet kushteve teknike për një segment rrugor.
Investimi për këtë rrugë, i akorduar në vitin 2012 ishte mbi 82 milionë lekë të reja.
Punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge zgjatën për afro një vit, duke u mbyllur më vitin zgjedhor 2013.
Duket se edhe nxitimi për ta inauguruar brenda fushatës zgjedhore ishte një ndër arsyet e cilësisë së dobët dhe dëmtimit të kësaj rruge në një kohë fare të shkurtër.