Pas protestës te Gjykata - Berisha: Veliaj rrethoi gjykatën, PD të nisë procedurat për ta shkarkuar

2017-02-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga PD që të nisë procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt pas protestës që bëri përpara Gjykatës një ditë më parë.
Berisha e quajti Veliajn rrugaç dhe tha se kërcënoi gjykatësit, duke përbërë një vepër penale.
Berisha: I bëj thirrje grupit parlamentar të PD të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e këtij rrugaci që rreth gjykatat, për shkarkimin e këtij eksponenti të shpërfyturuar nga cdo nromë dhe standardi. I bëj thirrje të kërkoj shkarkimin e tij, ndërprerjen e mandatit duke ju referuar neneve të kushtetutës, dhe ligjeve që ndalojnë dhe kanë shpallur vepër penale presionin ndaj gjykatësit dhe gjykatave. I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të ngrihet fuqishëm në mbrojtje të ligjit dhe të vendosë këtë rrugac kushtetues para ligjit para kushtetutës dhe ti japë vendin e merituar. Kjo është drejtësia që duhet të bëjnë këta.
Akt që nuk ka ndodhur kurrë, ndodh me një njeri që ka për standard vjedhjen e parave për dasmën më luksose. Në dy raunde, rregullimin me tendera public të mjedisit të dasmës në Gjirokastër dhe në Pezë dhe tani po ju ofendon ju në radhë të parë. Gjykatat janë vendime, diku të drejta dhe diku të shtrembëra, por gjykata nuk rrethohet. Nëse përdor pushtetin kundër tre vetëve ti kryen një krim në themel të shtetit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/berisha-pd-te-nise-procedurat-per-shkarkimin-e-veliajt/

Free Traffic Exchange