Rama: PD e djathtë primitive - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama u foli të rinjve të Akademisë Politike të partisë që drejton, se reforma në drejtësi po has kundërshti të fortë.?Çfarë e pengon këtë reformë dhe në parim kush mund të thotë dhe mund t?i dalë kundër kësaj nevojë që është historike për shqiptarët. Askush nuk mund të thotë se është kundër kësaj. Por është qartësisht evidente që kundërshtia është shumë e fortë sepse reforma në drejtësi është një reformë për Shqipërinë e gjenratës tjetër, dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk ndërtohet pa sakrifica dhe kosto.?Për kreun e qeverisë, për realizimin e reforma duhet të garantojë ndëshkueshmëri.?Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk mund të jetë Shqipëria e pandëshkueshmërisë. Për të ndërtuar këtë duhet të përballemi me agresivitetin e forcave konservatore, e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën evropiane ka pak ose aspak të bëjë. Kjo është përballje që kemi nevojë për energji të mëdha, ndërveprime të shumta. Është një përballje brenda shoqërisë. Mes atyre që mendojnë se nuk mund të vazhdohet me të njëjtin avaz.?Në takimin e të rinjtë, shefi i ekzekutivit tha se mes të majtës dhe të djathtës ekziston ndryshim madh. Sipas Ramës, të jesh i majtë do të thotë të besosh se ka edhe më mire, ndërkohë që të të jesh i djathtë, do të thotë të besosh se ka edhe më keq.